Sport

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria nis përgatitjet për Skocinë

Ndeshja ndaj Skocisë do të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ të martën në ora 15:30 dhe do të përcaktojë edhe vendin e parë në grupin B2.

8 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA
Euro U-19 për vajza/ Shqipëria nis përgatitjet për

TIRANE - Ekipi kombëtar U-19 për vajza u rikthye sot në fushë pas fitores së dytë ndaj Lihtenshtejnjt, takim i vlefshëm për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi dy seanca stërvitore në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës. Paradite vajzat kuqezi bënë një seancë shkrythëse, teksa stërvitja e pasdites ishte kryesisht e fokusuar në aspektin taktik dhe vendosjen në fushë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra është në formë të mirë dhe të gjitha lojtaret gëzojnë shëndet të plotë.

Aktualisht Shqipëria U-19 për vajza renditet në vendin e dytë në grupin B2, me gjashtë pikë, po aq sa Skocia, që për shkak të golavarazhit (+2) renditet në vendin e parë. Ndeshja ndaj Skocisë do të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ të martën në ora 15:30 dhe do të përcaktojë edhe vendin e parë në grupin B2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll