Sport

Palmeiras përmbys Santos-in në kthim, titulli i tretë radhazi kampion në Paulistã!...

Skuadra e trajnerit portugez Abel Ferreira fitoi 2-0 ndaj Santos dhe ngriti sërish trofeun e kampionit për herë të tretë radhazi, diçka që nuk kishte ndodhur prej 90 vitesh

8 Prill 2024, 10:00 Nga DOSJA

Palmeiras përmbys Santos-in në kthim, titulli i tretë radhazi

BRAZIL - Pasi humbi ndeshjen e parë kundër Santos 1-0, Palmeiras e ktheu rezultatin në ndeshjen e dytë dhe vendimtare. Skuadra e Abel Ferreira fitoi 2-0 dhe u shpall kampione e Paulistão-s për herë të tretë radhazi, diçka që nuk kishte ndodhur në 90 vjet.

Raphael Veiga dha tonin e kthesës, duke shndërruar penalltinë e fituar nga Endrick, në minutën e 31-të dhe barazuar rezultatin.

Goli i dytë arriti pas një kombinimi të mirë kolektiv, me Flaco López që pranoi një krosim dhe asistoi Gustavo Gómez me kokë për 2-0 në finale, duke u shpallur edhe kampionë në Paulistão.

Interesant është fakti që në tre edicionet e fundit të këtij kompeticioni, trajneri Abel Ferreira e ka humbur gjithmonë ndeshjen e parë, jashtë, dhe më pas ka kthyer rezultatin në ndeshjen e dytë, në shtëpi: São Paulo (2022, me 5-3), Água Santa (2023, me 5-2) dhe Santos (2024, 2-1).

Ky është edicioni i katërt i këtij kompeticionit ku trajneri portugez është në krye të klubit brazilian, i cili nuk ka fituasr vetëm në sezonin e parë, ku ka humbu në finale, me São Paulo (2-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll