Sport

Djokoviç bën histori! Ai tenisti më i vjetër, që renditet në vendin e parë në botë…

Tenisti serb është 36 vjeç e 321 ditë dhe... theu rekordin e Federerit

8 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Djokoviç bën histori! Ai tenisti më i vjetër, që

SHBA - Një tjetër rekord tani mbahet nga Novak Djokovic, pasi u bë zyrtarisht lojtari më i vjetër që është renditur ndonjëherë si numri 1 në botë.

Duke vazhduar i patrazuar në krye të renditjes botërore, që pas US Open të vitit të kaluar, Djokoviç u bë dje numri 1 më i “vjetër” në historinë e ATP-së, në moshën 36 vjeç e 321 ditë. Ai ka kaluar rekordin e Roger Federer, i cili u rendit si nr.1 në botë në moshën 36 vjeç e 320 ditë.

Njëkohësisht, Djokoviç vazhdon të përmirësojë një rekord që i takon prej vitesh, duke e marrë atë në përmasa mitike, pasi sot do të fillojë të numërojë javën e 420-të të prezencës së tij në vendin nr.1 në botë!

Rekordi i dytë më i mirë ishte 310 javë i Federer-it, të cilin serbi e ka tejkaluar tashmë për më shumë se 2 vjet (110 javë), ndërsa së fundmi, 2 javë më parë, ai “dyfishoi" rekordin e Rafa Nadalit, i cili ka qenë 209 javë në krye të kësaj renditje në karrierën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll