Politike

Veliaj "justifikon" arrestimin e drejtorëve të bashkisë, artistët në aksion me like dhe komente për të mbështetur korrupsion e dosjes 5D

Veliaj tha se ata ishin në krye të detyrës, ndërsa i cilësoi të gjitha reagimet e opozitës si gjueti shtrigash. Ai tha se i vjen keq që krahas angazhimit në punë të mira të përbashkëta, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie të jenë angazhuar në punë të pista për përfitime personale. 

6 Prill 2024, 21:36 Nga DOSJA
Veliaj "justifikon" arrestimin e drejtorëve të
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme ka postuar në rrjetet sociale një video ku flet lidhur me arrestimet e tre drejtorëve të bashkisë, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato.

Veliaj tha se ata ishin në krye të detyrës, ndërsa i cilësoi të gjitha reagimet e opozitës si gjueti shtrigash. Ai tha se i vjen keq që krahas angazhimit në punë të mira të përbashkëta, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie të jenë angazhuar në punë të pista për përfitime personale. 

Ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen te video e Veliajt ishte dhe lista e artistëve të cilët janë aktivë në përkrahjen ndaj tij për fushata elektorale apo aktivitete të kryebashkiakut. Po këto artistë kanë mbështetur menjëherë me like dhe me komente postimin ku Veliaj flet për korrupsionin e bërë në bashki dhe mashtrimet që këta drejtorë që sot ndodhen  pas hekurave për vjedhjen e miliona lekëve nga xhepat dhe taksat e qytetarëve.  Ndër këto artistë janë Alfred Trebicka, Landi Fornia, Alban Skënderaj, Noizy, Rovena Dilo, Luiza Gega, Katro Zizo, Gaz Paja dhe të tjerë. 

 

erion veliaj dosja 5d

Sondazh

Poll