Politike

Berisha: Rama deklaroi se është dakord me çdo fjalë të Veliajt, dëshmi se janë hajdutë të pandarë

Ai tha më pas se kryeministri ju përgjigj në një kohë rekord "kërcënimeve" të Veliajt, duke deklaruar se ishte 100% dakord me çdo fjalë që ai tha. 

6 Prill 2024, 20:42 Nga r.ll
Berisha: Rama deklaroi se është dakord me çdo fjalë
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërcënuar hapur sipas tij me "kodet e mafias", kryeministrin Edi Rama. 

Ai tha më pas se kryeministri ju përgjigj në një kohë rekord "kërcënimeve" të Veliajt, duke deklaruar se ishte 100% dakord me çdo fjalë që ai tha. 

Ish-kryeministri tha se kjo është dëshmia më flagrante që ata të dy janë bashkëhajdutë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme.
Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur. Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam. Guxo po deshe të matemi.

Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë! Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

E paimagjinueshme! Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn.
A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve? Miqtë e mi nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë.

sali berisha edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll