Sport

Problem i ri për Manchester Cityn... tre ditë larg vizitës në ‘Santiago Bernabeu’...

Trajneri spanjol ka analizuar zëvendësimin e Gvardiol pas pushimit

7 Prill 2024, 09:00 Nga DOSJA

Problem i ri për Manchester Cityn... tre ditë larg vizitës

ANGLI - Vizita e Manchester Cityt në stadiumin ‘Selhurst Park’ ka shërbyer për të rikuperuar  Erling Haaland, për të kthyer Kevin De Bruyne dhe për t'i dhënë pushim  Bernardo Silva dhe Foden... dhe për të dalë me më shumë dyshime në mbrojtje.

Brishtësia mbrojtëse që skuadra e Pep Guardiolës po shfaq së fundmi, është lajmi më i mirë për Real Madridin, i cili do të presë skuadrën e 'Qytetarëve' të martën e ardhshme, më 9 prill në ‘Santiago Bernabéu’. Një problem që mund të dyfishohet nëse vërtetohen ndjesitë e këqija që ka pasur Josko Gvardiol, pas qëndrimit në dhomat e zhveshjes.

"Josko (Gvardiol) ka një problem të lehtë fizik. Ne do të shohim se kush është në dispozicion të martën kundër Madridit,"- zbuloi Pep Guardiola në mikrofonat e ‘TNT Sports’ pas fitores së Manchester City kundër Crystal Palace (2-4).

Qendërmbrojtësi kroat, i cili këtë verë u bë qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në histori pasi pagoi 100 milionë euro te Leipzig, u desh të zëvendësohej në pjesën e parë për të sjellë Akanjin.

Disa probleme fizike, që mund të lënë në dyshim kuadrin mbrojtës të Cityt para fillimit të ndeshjes që do të paralizojë botën e futbollit. Duhet mbajtur mend se në infermierinë e Cityt ka edhe dy pjesë të rëndësishme për skemën e Pep: Kyle Walker dhe Nathan Aké .

Kthimi i titullarëve…

Një tjetër risi në formacionin e Manchester Cityt ishte shfaqja e John Stones. Qendërmbrojtësi anglez, i dëmtuar gjatë pushimit ndërkombëtar të marsit me “Tre Luanët”, u rikthye në skuadër kundër Aston Villas së Unai Emery dhe sot, kundër Crystal Palace, ai filloi për herë të parë në gati një muaj. Një rikthim hezitues në të cilin ai dha dritë e hije përpara ngjarjes më të rëndësishme të sezonit.

Qendërmbrojtësi gaboi në 1-0 të Jean-Philippe Mateta. Një tjetër lojtar kyç i cili gjithashtu ishte kthyer në skuadër ishte Ederson Moraes. Portieri brazilian, i dëmtuar në penalltinë kundër Liverpoolit, do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Real Madridit, ndonëse nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e fundit në Premierligë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll