Sport

Gjesti i bukur i Lamine Yamal me një nga fanelat e tij…

Lamine Yamal, mrekullia e Barçës, e gjen veten në zemër të një nisme shumë të madhe.

7 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA

Gjesti i bukur i Lamine Yamal me një nga fanelat e tij…

SPANJE - Lamine Yamal ka bërë një gjest të bukur me një nga fanelat e tij që ka veshur në Champions League.

Lojtari i ri 16-vjeçar e ka nënshkruar me një autograf dhe e ka dhuruar për shitje, fitimet e së cilës do të shkojnë për shtëpinë e fëmijës Malabo.

Kjo shitje e organizuar bëhet nga Benjamin Zarandona, ish-lojtar i Valladolidit, i cili mblodhi edhe fanelat e Dani Ceballos, Saùl dhe Inaki Williams.

Fanela e skuadrës së Barcelonës shkoi për shumën prej 300 euro. Ky transaksion është duartrokitur nga nëna e lojtarit, e pranishme gjatë ceremonisë. Në këtë kauzë janë përfshirë edhe shumë kompani të njohura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll