Sport

VIDEO / Arsenali nuk gabon, mban ritmin e kryesuesve!

Topçinjtë ngjiten në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa Brighton mbetet në vendin e 10 me 43 pikë.

7 Prill 2024, 00:46 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali nuk gabon, mban ritmin e kryesuesve!

ANGLI - Arsenal nuk fal në transfertë me “topçinjtë” që mposhtën Brighton me rezultatin e pastër, 0-3. Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta, hapën llogaritë e ndeshjes në minutën e 33-të me anë të Saka që shfrytëzoi një 11-metërsh të fituar nga ana e Gabriel Jesus.

Në fraksionin e dytë, londinezët gjetën golin e sigurisë në minutën e 62-të me Kai Havertz i cili tregoi “instiktin vrasës” në zonën kundërshtare. Në fund, pati vend edhe për një gol nga ana e Trossard për të vulosur fitoren me shifrat 0-3.

Pas kësaj ndeshje, Arsenal ngjitet në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa Brighton mbetet në vendin e 10 me 43 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll