Sport

VIDEO / Roshi rikthehet tek goli në Turqi duke i siguruar fitoren skuadrës së tij!

7 Prill 2024, 00:41 Nga DOSJA
VIDEO / Roshi rikthehet tek goli në Turqi duke i siguruar fitoren

TURQI - Odise Roshi është rikthyer të goli në Turqi me fanellën e Sakaryaspor, që  fitoi 2-0 ndaj Boluspor. Sulmuesi anësor gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44 në ndeshjen ndaj Boluspor. Ishte një aksion të cilin Roshi e nisi vetë dhe e përfundoi po vetë nga e majta, teksa askush nuk mundi ta ndalte në hapin e tij lojtarin shqiptar.


Për t’u theksuar se përveç golit, Roshi ishte protagonist edhe në aksionin e golit të parë ku pasoi në zonë me De Valle që përfitoi dhe shënoi. Ky ishte goli i pestë në këtë sezon për Roshin në kategorinë e parë turke teksa 32-vjeçari numëron edhe tre asistë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll