Sport

VIDEO / Sulmuesi kuqezi shënon për ekipin e tij, por goli tij nuk mjaftoi!

Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër shtatë i këtij sezoni me skuadrën e Bani Yas, teksa lojtari shqiptar ka regjistruar edhe një asist.

7 Prill 2024, 00:48 Nga DOSJA
VIDEO / Sulmuesi kuqezi shënon për ekipin e tij, por goli tij nuk

ABU DHABI - Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën Bani Yas. 27-vjeçari shënoi në minutën e 53 të ndeshjes që Bani Yas e humbi ndaj Al Wahda me shifrat 3-1.

Realizimi i Seferit ishte mjaft i bukur me sulmuesin që shënoi me të djathtën nga një kënd shumë i vështirë. Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër shtatë i këtij sezoni me skuadrën e Bani Yas, teksa lojtari shqiptar ka regjistruar edhe një asist.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll