Sport

Rekordi i tmerrshëm i Thomas Tuchel, në pankinën e Bayernit…

Thomas Tuchel ka një rekord shqetësues me Bayern Munich. Ai është trajneri i dytë me përqindjen më të lartë të humbjeve në historinë e klubit bavarez…

7 Prill 2024, 08:00 Nga DOSJA

Rekordi i tmerrshëm i Thomas Tuchel, në pankinën e

GJERMANI - Tuchel nuk mund ta bëjë këtë te Bayern. Trajneri gjerman sapo ka humbur sërish dje ndaj Heidenheim 3-2. E gjithë kjo nuk premton asgjë të mirë pak ditë para ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League, ku bavarezët do të ndeshen me ‘Topçinjtë’ e Arsenalit.

Tani me 16 pikë prapa Bayer Leverkusen, Bayern sigurisht që po i thotë lamtumirë titullit. I mbërritur dimrin e kaluar në pankinën e klubit të Mynihut, Thomas Tuchel pati një sezon shumë të mërzitshëm dhe sapo ka hyrë në një renditje të trishtë.

Ai ka humbur 25.5% të ndeshjeve të tij për Bayern Munich këtë sezon, gjithsej 13/51. Kjo statistikë e trishtë e bën atë trajnerin e dytë të klubit gjerman me përqindjen më të lartë të humbjeve, që nga Sören Lerby gjatë sezonit 1991-1992 kur trajneri danez kishte një raport humbjeje prej 41.2%.

Me humbjet që pasojnë njëra-tjetrën, e ardhmja e Thomas Tuchel në Bayern mund të jetë e zymtë, pavarësisht largimit të tij të paralajmëruar në fund të sezonit, nëse ai nuk arrin të bëjë diçka interesante në Champions League, çka nënkuton që ta fitojë atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll