Bota

Bujar Osmani: Kam hartuar planin 9 pikësh për të ndaluar përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

Ai tha se ky propozim i tij më pas është bërë plan i Qeverisë së Kosovës.

7 Prill 2024, 08:13 Nga r.ll
Bujar Osmani: Kam hartuar planin 9 pikësh për të ndaluar
bujar osmani

SHKUP- Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka treguar se çfarë ka bërë për Kosovën gjatë kohës që ka qenë kryesues i OSBE-së.

Në një intervistë, Osmani ka thënë se ka qenë ai që ka bërë planin 9 pikësh për mospërshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës. Ai tha se ky propozim i tij më pas është bërë plan i Qeverisë së Kosovës.

“Fillimisht kam qenë në vizitë në Prishtinë. Përveç takimit me presidenten, kryeministrin , ministren e jashtme, me kryeministrin vizituam edhe Akademinë për policë, ku i përshëndetem policët e rinj përfshirë edhe ata të komuniteteve. Për së dyti pastaj dola me planin 9 pikësh për deeskalim në veri të Kosovës, si kryesues i OSBE-së për shkak se me vendim të OSBE-së është vështirë të merren vendime për shkak se janë me konsensus atje dhe  prandaj shfrytëzova mandatin tim si kryesues që të dal me planin 9 pikësh i cili pastaj u bë edhe plan i Qeverisë së Kosovës për deeskalim, përfshirë këtu shpalljen e zgjedhjeve dhe normalizimin e situatës atje”, ka thënë ai.

bujar osmani kosove veriu i kosoves

Sondazh

Poll