Bota

Plagoset me armë zjarri një person në Kosovë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Ngjarjen e ka konfirmuar për mediat në Kosovë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. 

6 Prill 2024, 22:11 Nga r.ll
Plagoset me armë zjarri një person në Kosovë, identifikohet
foto ilustruese

KOSOVË- Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Fushë Kosovë, në rrugën “Bedri Pejani”. Ngjarjen e ka konfirmuar për mediat në Kosovë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Më tej, Ahmeti konfirmoi se lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshuar.

“Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.

plagosje ne kosove

Sondazh

Poll