Bota

Shfaqje e rrallë në malin Etna, "unaza tymi" ngrihen mbi vullkan (FOTO)

Ndërsa "unazat e tymit" janë dokumentuar në vullkanet në mbarë botën, shfaqje të shumta si kjo janë jashtëzakonisht të rralla.

6 Prill 2024, 20:11 Nga r.ll
Shfaqje e rrallë në malin Etna, "unaza tymi" ngrihen mbi
pamje nga etna

ITALI- Një shfaqje e rrallë është raportuar nga mali Etna, ku ndodhet vullkani më aktiv në Evropë. Vullkani shpërthen shpesh dhe shpërthimet e tij janë dokumentuar për më shumë se 3500 vjet.

Së fundmi "unaza tymi" janë parë mbi malin Etna. Deri kohët e fundit, se si formohen "unazat e tymit" nuk ishte kuptuar mirë, ndonëse teknikisht, nuk është vërtet tym.

Kur gazrat e nxehta vullkanike lëshohen papritmas nga me një puls të shkurtër, gazrat ngrihen lart dhe krijojnë një re, në formë rrethore. Ndërsa "unazat e tymit" janë dokumentuar në vullkanet në mbarë botën, shfaqje të shumta si kjo janë jashtëzakonisht të rralla.

vullkani etna

Sondazh

Poll