Bota

Stoltenberg: Hoqëm personelin rus nga NATO, kryenin detyra të shërbimit sekret

Pas intervistës së sekretarit të përgjithshëm, një zyrtar i lartë i NATO-s sqaroi se formalisht përçarja midis NATO-s dhe Rusisë kishte ndodhur që në tetor 2021, disa muaj para pushtimit rus të Ukrainës, kur Rusia pezulloi misionin e saj diplomatik në NATO.

6 Prill 2024, 20:56 Nga r.ll
Stoltenberg: Hoqëm personelin rus nga NATO, kryenin detyra të
jens stoltenberg

BRUKSEL- Në selinë e NATO-s, kishte personel rus që nuk kryente punë diplomatike, por detyra inteligjente, zbuloi Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild me rastin e 75-vjetorit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ai zbulon se NATO ka larguar “personelin rus nga selia e saj në Bruksel”.

 “Dhe kjo sepse e kuptuam që ata kryenin aktivitete, të cilat në fakt nuk ishin detyra diplomatike, por detyra të shërbimit sekret”, thotë Stoltenberg.

Në të njëjtën intervistë, Jens Stoltenberg i referohet aktivitetit të gjerë të shërbimeve sekrete ruse në Evropë: “Kemi parë që shërbimet sekrete ruse kanë shumë vite që veprojnë në vendet evropiane. Gjithashtu vërejmë se janë bërë përpjekje për intensifikimin e aktiviteteve të tyre. Nga ana tjetër, sigurisht që edhe aleatët e NATO-s i ndjekin nga afër këto aktivitete”.

Pas intervistës së sekretarit të përgjithshëm, një zyrtar i lartë i NATO-s sqaroi se formalisht përçarja midis NATO-s dhe Rusisë kishte ndodhur që në tetor 2021, disa muaj para pushtimit rus të Ukrainës, kur Rusia pezulloi misionin e saj diplomatik në NATO.

Në fakt, NATO-ja, siç raporton agjencia Reuters, gjithashtu ka nxituar të theksojë pas intervistës në fjalë, se sekretari i përgjithshëm i referohet incidenteve që kanë ndodhur vitet e fundit dhe jo muajt e fundit.

Vlen të theksohet, siç vëren edhe Reuters, se tashmë në tetor 2021,NATO kishte njoftuar largimin e tetë anëtarëve të misionit rus në Aleancën e Atlantikut të Veriut, të cilët në fakt vepronin si oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse.

jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll