Bota

Kina- SHBA-së: Ne mund të jemi partnerë, jo kundërshtarë

Vizita e Yellen, e dyta e saj në Kinë brenda një viti, vjen në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, të tilla si aksesi në teknologjitë më të fundit, e ardhmja e Tajvanit ose aplikacioni i internetit TikTok.

7 Prill 2024, 07:43 Nga r.ll
Kina- SHBA-së: Ne mund të jemi partnerë, jo
pamje nga takimi

KINË- Kryeministri kinez Li Qiang tha sot se ai shpreson se SHBA dhe Kina mund të jenë partnerë, jo kundërshtarë, duke iu drejtuar Sekretares së Thesarit të SHBA, Janet Yellen, e cila ndodhet në Pekin.

Li vuri në dukje në fillim të takimit të tyre dypalësh se përdoruesit kinezë e kanë ndjekur nga afër vizitën e Yellen që kur ajo mbërriti në Kinë të enjten, me ndalesën e parë në pjesën jugore të vendit, Kantonin (Guangzhou), gjë që tregon, sipas tij pritshmëri dhe shpresë se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të përmirësohen".

Nga ana e saj, ministrja amerikane i tha bashkëbiseduesit kinez se kjo marrëdhënie mund të përparojë vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm. Vizita e Yellen, e dyta e saj në Kinë brenda një viti, vjen në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, të tilla si aksesi në teknologjitë më të fundit, e ardhmja e Tajvanit ose aplikacioni i internetit TikTok.

Në Kanton, Sekretari i Thesarit i SHBA-së u takua me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng. Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord të kenë kontakte intensive për një zhvillim të balancuar ekonomik, tha në një deklaratë dje, Departamenti Amerikan i Thesarit.

kine shba

Sondazh

Poll