Bota

Një tjetër episod dhune në Francë, sulmohet një 15-vjeçar pasi del nga shkolla, raportohet në gjendje kritike për jetën

Sipas një burimi policor, 15-vjeçari është rrahur kur ka dalë nga shkolla nga disa persona, të cilët më pas janë larguar. Asnjë arrestim nuk është bërë i ditur për momentin.

5 Prill 2024, 14:48 Nga N.F
Një tjetër episod dhune në Francë, sulmohet një
Policia

FRANCË- Një djalë 15-vjeçar është në gjendje kritike pas një sulmi të enjten pranë shkollës së mesme që ai ndjek në zonën e Parisit, në valën e fundit të sulmeve të këtij lloji në Francë. Autoritetet kanë nisur një hetim për tentativë vrasjeje dhe dhunë në grup kundër adoleshentit pranë shkollës së tij në lagjen Viry-Chatillon, në pjesën jugore të kryeqytetit francez.

Sipas një burimi policor, 15-vjeçari është rrahur kur ka dalë nga shkolla nga disa persona, të cilët më pas janë larguar. Asnjë arrestim nuk është bërë i ditur për momentin.

“Shkolla duhet të mbetet një vend i shenjtë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron pas sulmit të dhunshëm ndaj adoleshentit.

Imazhet nga sistemi i kamerave të sigurisë së bashkisë  do të ndihmojnë në zbardhjen e sulmit se si dhe çfarë ndodhi. Kur një zjarrfikëse mbërriti në vendngjarje, funksioni kardio-respirator i 15-vjeçarit ishte ndalur dhe adoleshenti u dërgua në një spital të Parisit në gjendje kritike. Kjo ngjarje ndodhi vetëm 48 orë pas sulmit ndaj një vajze 13-vjeçare para shkollës së saj në një lagje të Montpellier, në jug të Francës. Vajza e cila u plagos rëndë është zgjuar më pas nga koma.

france sulm plagosje

Sondazh

Poll