5 Prill 2024, 13:07
Nga N.F
Policia
FINLANDË- Finlanda e ka tashmë një ligj goxha “të rreptë” për armët dhe nuk është tani koha e duhur për të biseduar për ashpërsimin e tij, tha të premten ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen. Ajo e tha këtë disa ditë pas një sulmi me armë në një shkollë fillore në afërsi të kryeqytetit Helsinki. Të martën, një djalë 12-vjeçar e qëlloi me armë për vdekje një nxënës moshatar të klasës së gjashtë dhe i plagosi rëndë dy nxënëse, përfshirë një vajzë nga Kosova.
Të enjten, Policia finlandeze tha se njëra nga vajzat e plagosura ka nënshtetësi të dyfishtë, kosovare dhe finlandeze. Ajo tha se të dyja vajzat e plagosur rëndë janë duke u mjekuar ende në spital.
Policia tha se 12-vjeçari, i cili është arrestuar, e mori me vete revolen e një të afërmi në shkollën fillore “Viertola” në afërsi të Helsinkit dhe i qëlloi tre nxënës dhe i kërcënoi disa të tjerë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Finlandës, në vend janë lëshuar më shumë se 1.5 milion licenca të armëve të zjarrit. Rreth 430.000 persona janë të licencuar për armëmbajtje në Finlandën. Finlanda është në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të civilëve që mbajnë armë zjarri për kokë banori, sipas një studimi të vitit 2018, por Rantanen tha se numri i lartë i armëve nuk e bën Finlandën “vend të dhunshëm”.
“Hetimi policor është në fazë fillestare dhe, edhe nëse ata bëjnë përparim të shpejtë, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton se tani është koha e duhur për të komentuar nëse ne duhet ta ashpërsojmë ligjin tonë për armët”, tha Rantanen për Reuters.
Marrë nga REL
finlande sulm mari rantanen
Bota
5 Prill 2024, 12:47
S.B
foto ilustruese
SHBA- Kompania Apple ka shkurtuar më shumë se 600 vende pune pasi thuhet se ka hequr dorë nga planet e veturave vet&eum...
Bota
5 Prill 2024, 11:01
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në takimin me kryetarët e komunave në lidhjë me procesin e reg...
Bota
5 Prill 2024, 10:45
N.F
Foto ilustruese
BOSNJË- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi për bashkëpunimin dypalësh në një numër fus...
Bota
5 Prill 2024, 10:04
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Lista Serbe ka thënë të premten se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistr...
Bota
5 Prill 2024, 09:31
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia i sulmoi me dronë disa rajone të Ukrainës më 4 prill, duke i vrarë tetë njerëz përfshir...
Bota
5 Prill 2024, 09:21
N.F
Pamje nga aksidenti
ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona n...
Bota
5 Prill 2024, 08:58
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut u hap zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale. Në njëzet ditë...
Bota
5 Prill 2024, 08:48
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës më 5 prill 2007 ka miratuar një deklaratë për përcaktimin e statusit të K...
Bota
5 Prill 2024, 08:32
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Ministria gjermane e Mbrojtjes do të krijojë një komandë për Hapësirën Kibernetike dhe e Infor...
Bota
5 Prill 2024, 08:25
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida ku ka humbur jetën një persona dh...