Bota

Vendosen kamera sigurie në vilën e konfiskuar të Radoiçiç, Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë vizitojnë objektin

Haxhiu para mediave pak ditë më parë u shpreh se pasuria e konfiskuar e Milan Radoiçiç tashmë është nën pronësi të Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu mediat në Kosovë raportojnë se në vilën e konfiskuar janë vendosur kamera sigurie.

5 Prill 2024, 14:35 Nga N.F
Vendosen kamera sigurie në vilën e konfiskuar të
Vila e Radoiçiç

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë vizituar sot vilën e konfiskuar të ish-nën kryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Haxhiu para mediave pak ditë më parë u shpreh se pasuria e konfiskuar e Milan Radoiçiç tashmë është nën pronësi të Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu mediat në Kosovë raportojnë se në vilën e konfiskuar janë vendosur kamera sigurie.

“Mjetet e konfiskuara janë dhënë për shfrytëzim për policinë e Kosovës. Ndërsa, kemi edhe një aktvendim për disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, njëra ndër to është edhe vila luksoze e cila është konsideruar të jetë e kriminelit Millan Radoiçiç. Tashmë kjo vilë ka të vendosura kamerat e sigurisë, dhe për të përcjellur çdo lëvizje, po ashtu janë edhe policia e cila po qëndron këtu, për të ruajtur këtë pasuri të paluajtshme”, tha Haxhiu.

Ajo tha se janë edhe disa banesa, restorante e pasuri tjera të paluajtshëm që tashmë janë konfiskuar. Haxhiu, ka publikuar një dokument me listë të gjatë të pasurisë që i është konfiskuar kreut të grupit terrorist serb Milan Radoiçiç, në veri të Kosovës. Milan Radoiçiç është përgjegjës për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit të 24 shatorit në Banjskë ku humbi jetën reshteti Afrim Bunjaku.

 

svecla haxhiu raidoicic kosove

Sondazh

Poll