Bota

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, Kurti: Të dhënat nga pyetësorët janë vendimtare për cilësinë e qeverisjes

Kurti tha se cilësia e të dhënave nga pyetësorët janë vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe lokale. Ai më tej shtoi se në gjatë regjistrimit të popullsisë do të përfshihet edhe për dëmet nga lufta.

5 Prill 2024, 11:01 Nga N.F
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, Kurti: Të dhënat
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në takimin me kryetarët e komunave në lidhjë me procesin e regjistrimit të popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka filluar sot e do të zgjasë deri më 17 maj. Kurti tha se cilësia e të dhënave nga pyetësorët janë vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe lokale. Ai më tej shtoi se në gjatë regjistrimit të popullsisë do të përfshihet edhe për dëmet nga lufta.

“Angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.  Cilësia e të dhënave nga pyetësorët është vendimtare për cilësinë e qeverisjes, si qendrore ashtu edhe lokale, për planifikim e zbatim më të drejtë e suksese e arritje edhe më të mëdha”, thai Kurti.


Kurti tha se këto të dhëna do të ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

“Regjistrimi i popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës ka filluar sot. Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullësië, kushtet e jetesës e nivelin e edukimit do të na ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët, neve si qeveri, ju si komuna dhe çdo institucioni të Republikës sonë. Po e mbështesim ASK’në, që është njëherit bartës i projektit të regjistrimit, me qëllim që regjistrimi të jetë cilësor, profesional dhe gjithpërfshirës”, shtoi ai.

Kurti i kërkoi Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe komunave të vendit për përkushtim dhe angazhim të përbashkët pasi sipas tij është një ndërmarrje tejet të rëndësishme për Kosovën.

“Por, në mënyrë që te jëtë i plotë suksesi i këtij procesi me rëndësi qenësore për zhvillimin socio-ekonomik, nevojitet bashkëpunim i ngushtë edhe mes Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe komunave. Andaj, sërish bëj thirrje për përkushtim dhe angazhim të përbashkët në një ndërmarrje tejet të rëndësishme tejet institucionale te vendit tonë”, shtoi Kurti.

kurti kosova regjistrim popullsie

Sondazh

Poll