Bota

Kishte turp ta prezantonte me familjen, somalezi vret të dashurën shtatzënë për çështje nderi

I dashuri i Sagës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur në Suedi, u akuzua për vrasjen e saj javën e kaluar.

5 Prill 2024, 14:34 Nga S.B
Kishte turp ta prezantonte me familjen, somalezi vret të dashurën
Saga Forsgren

SUEDI- Një vajzë e re shtatzënë u mbyt për vdekje nga i dashuri i saj somalez në një vrasje të dyshuar për çështje nderi. Saga Forsgren Elneborg, nga Suedia, u vra nga partneri i saj pasi kishte turp ta prezantonte me familjen e tij muslimane.

Nëna e ardhshme, 20 vjeçe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin suedez të Örebro më 28 prill të vitit të kaluar. Ajo ishte shtatë muajshe shtatzënë dhe fëmija i saj i palindur i vdiq në bark.

I dashuri i Sagës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur në Suedi, u akuzua për vrasjen e saj javën e kaluar. Fotografitë tronditëse në një dosje 1000 faqesh të publikuar nga policët javën e kaluar tregojnë skenën e krimit në dhomën e gjumit.

Kishte turp ta prezantonte me familjen, somalezi vret të dashurën
llampa e dyshuar

Një tjetër tregon një kordon llambë si armën e mundshme të vrasjes. I dyshuari u rrit në një familje që besonte se takimi me një grua "të bardhë" "nuk është në rregull" dhe se ai "duhet të takohet me një grua të së njëjtës kulturë". Thuhet se ai fshehu lidhjen e tij dyvjeçare me Sagën pasi familja e tij nuk do ta pranonte.

“Vrasja ndodhi në një kontekst nderi, sepse burri donte të ruante ose të rivendoste nderin e tij dhe të familjes duke vrarë gruan që mbante fëmijën e tij”. tha prokuroja e çështjes.

Kishte turp ta prezantonte me familjen, somalezi vret të dashurën
dhoma ku ndodhi krimi

Mesazhet e mëparshme mes Sagës dhe të dyshuarit tregojnë se ai i sugjeroi asaj të bënte një abort. I dyshuari do të dalë në gjykatë më 10 prill, ndërsa gjykimi do të zgjasë 15 ditë. Ai ka mohuar çdo akuzë.

suedi vrasje

Sondazh

Poll