Politike

Protesta para bashkisë/ Alimehmeti: A mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë!

Alimehmeti shprehet se do të futet brenda që të kryejë detyrën qe i ka ngarkuar populli ndërsa shton se do të çojnë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente.

5 Prill 2024, 11:45 Nga N.F
Protesta para bashkisë/ Alimehmeti: A mund të hyjnë
Pamje nga protesa

TIRANË- Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar që të futen në institucion për të vijuar punën. Ilir Alimehmeti ka kërkuarqë të flasë me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ku i ka kërkuar që të futen brenda. Alimehmeti shprehet se do të futet brenda që të kryejë detyrën qe i ka ngarkuar populli ndërsa shton se do të çojnë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente.

“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha Alimehmeti.

Ndërsa Tedi Blushi nga Partia e Lirisë ka thënë se; “S’kemi punë me këshilltarët, arrestoni Veliajn”.

proteste bashkia e tiranes alimehmeti

Sondazh

Poll