Politike

Protesta para Bashkisë, Këlliçi: Veliaj do të mbaj përgjegjësi dhe për Ardit Gjoklajn

Më tej Këlliçi e pyeti Veliajn se ku i ka drejtorët, shtabin elektoral, duke e pyetur një për një me emra për secilin prej tyre.

5 Prill 2024, 11:42 Nga I.A
Protesta para Bashkisë, Këlliçi: Veliaj do të mbaj
Belind Kellici

TIRANË- Ish-kandidati i Bashkisë Tiranë Belind Këlliçi ka deklaruar se protesta e sotme ishte vetëm fillimi për të larguar nga bashkia kreun e organizatës kriminale, Erion Veliajn. Më tej Këlliçi e pyeti Veliajn se ku i ka drejtorët, shtabin elektoral, duke e pyetur një për një me emra për secilin prej tyre. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij përmendi që Ardit Gjoklajn, i mituri që u vra në landfillin e Sharrës.

"Ne kërkojmë të dorëhiqet një bandit që qëndron në krye të Bashkisë. I bëj thirrje Veliajt, arrestohesh ose jo ky nuk është problemi ynë, por largohu njëherë e më parë si kryebashkiak. Me bandën tëndë kriminale 5D terrorizove qytetarët me vota më 14 maj. Ku e ke sot të dërguarin në njësinë numër 1, ku e ke Mariglenin Qaton? Ku e ke Eglantina Zërin, ku e ke? Nuk keni lënë taksë e tender pa vjedhur.

Ne nuk e falim Ardit Gjoklajn, e kemi amanet nga familja e tij. Janë dhënë miliona euro për inceneratorin e Tiranës dhe incenerator nuk ka. E ke kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave. Kjo bandë, që fshihet në Bashkinë Tiranë, shumë shpejt do shkojë në burg, drejtësia do vendoset në vend, do apo jo Veliaj”, u shpreh Këlliçi.

 

belind këlliçi ardit gjoklaj proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll