Aktualitet

“Ortak me vartësit e tij”, Noka në protestën para Bashkisë së Tiranës: Jep dorëheqjen

Noka duke folur për mediat sulmoi ashpër kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar atë një hajdut.

5 Prill 2024, 11:23 Nga I.A
“Ortak me vartësit e tij”, Noka në protestën para
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka marrë pjesë në protestë n që po mbahet ditën e sotme para Bashkisë Tiranë. Noka duke folur për mediat sulmoi ashpër kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar atë një hajdut. Po ashtu ai ka kërkuar që Veliaj të japë dorëheqjen. 

“Sot jemi në rolin e protestuesit. Kjo është një protestë e thirrur nga Aleanca për Teatrin. Këtu është simboli i babëzisë, kreu i Inceneratorit të Tiranës dhe aferës “5D”. Jemi në këtë protestë si qytetar. Dje publikuam foto të resorteve me leje të dhëna nga Rama dhe Veliaj. Mister Inceneratori, jep dorëheqjen!”, tha ai.

flamur noka proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll