Bota

Pamje të rënda/ Dasma në Kanada kthehet në ‘arenë luftë’, shkelma e grushte mes të ftuarve

20 Nëntor 2019, 19:52 Nga DOSJA
Pamje të rënda/ Dasma në Kanada kthehet në ‘arenë

KANADA- Një dasmë është kthyer në një arenë lufte mes të ftuarve në Kanada. Sipas një videoje të publikuar nga The Sun, shihen momentet e dhunës mes të ftuarve në dasmë.

Sipas kësaj medie, nga përleshja kanë mbetur disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Pamjet e regjistruara nga miqtë tregojnë se burrat po ndesheshin dhe shkelmonin njëri-tjetrin ndërsa të tjerët përpiqen t’i ndajnë. Po ashtu në një moment shihen, që dhe disa gra qëllohen me njëra-tjetrën.

Disa prej të ftuarve kanë marrë dëmtime të shumta, pasi dhuna ka qenë nga disa persona njëherësh. Policia pas njoftimit ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe ka bërë të mundur qetësimin e situatës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dhune ne dasme sherri ne dasme dhune ne dasme sherri ne dasme

Sondazh

Poll