Sport

Klubet angleze të zemëruara me "politikat arrogante" të United dhe Jim Ratcliffe…

Politika e re e “Djajve të Kuq” po shihet si "arrogante" dhe një formë "e pamëshirshme" e rekrutimit e personelit teknik

4 Prill 2024, 14:44 Nga DOSJA
Klubet angleze të zemëruara me "politikat arrogante" të

ANGLI -  “The Sun” garanton këtë të mërkurë se klubet angleze janë tërbuar me politikën e re të Manchester United, i cili ka tentuar të punësojë stafin e rivalëve pa dijeninë e klubeve në fjalë.

I njëjti burim flet edhe për “rekrutim të pamëshirshëm”, në të cilin operacionet kryhen me “arrogancë” totale. Kjo ka ndodhur, deri më tani, me Jason Wilcox, ish-drejtor sportiv te Southampton, Dan Ashworth, drejtor i Newcastle dhe Omar Berrada, i cili shërbeu si shef ekzekutiv i Manchester City dhe përfundoi duke u transferuar te “Djajtë e Kuq”.

Duhet të theksohet se Sir Jim Ratcliffe, i cili në dhjetor bleu 25% të “Djajve të Kuq” për 1.4 miliardë euro, së fundmi premtoi të ndryshojë një pjesë të strukturës së klubit, duke theksuar se është e nevojshme "të vendosen njerëzit e duhur në vendet e duhura, me një mjedis sportiv elitar, intensiv dhe konkurrues”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll