Politike

Meta dhe Vasili letër drejtuar SPAK: Na lejoni të takojmë Belerin

Në letër thuhet se, Fredi Beleri, është përfaqësues i Koalicionit “Bashkë Fitojme” ku merr pjesë dhe Partia e Lirisë.

4 Prill 2024, 13:07 Nga M.B
Meta dhe Vasili letër drejtuar SPAK: Na lejoni të takojmë Belerin
Petrit Vasili dhe Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili, i janë drejtuar SPAK me një shkresë ku kërkojnë leje për të takuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg. Në letër thuhet se, Fredi Beleri, është përfaqësues i Koalicionit “Bashkë Fitojme” ku merr pjesë dhe Partia e Lirisë.

GJKKO ka shpallur fajtor Belerin dhe e ka dënuar me 2 vite burg. Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Kërkesa:

KERKUES:

Ilir Metaj Kryetar i Partise së Lirise Petrit Vasili Deputet I Kuvendit të Shqipërisë

Dhenia e lejes se takimit me te arrestuarin z. Fredi Beleri

OBJEKTI I KERKESES:

BAZA LIGJORE: perfaqesues i Koalicionit “Bashke Fitojme” Nenet 41/1 dhe 43/3/4 te Ligjit nr. 8328, date 16.047.1998 “Per te Drejtat dhe Trajtimin e te Denuarve me burgim” Struktures së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) Prokuroreve te Çeshtjes Znj. Dorina BEJKO dhe Adnan XHOLI

DREJTUAR:

TIRANË

Te nderuar Znj/Z Prokurorë!

Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësite e pershkruara me siper parashtrojme para Jush kete kerkesë per te na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar.

Personi i arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues i Koalicionit “Bashkë Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise.

Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!

Tirane me 03.04.2024

 

fredi beleri ilir meta

Sondazh

Poll