Politike

"Dosja Zibraka po fle në prokurori"/ Gazment Bardhi: Dumani ka provuar se policia është e lidhur me krimin e organizuar

Gjatë raportimit të Dumanit në KLP, theksoi se SPAK e ka të pamundur bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, për shkak se ka eksponentë nga Policia të përfshirë në krimin e organizuar.  

4 Prill 2024, 12:19 Nga I.A
"Dosja Zibraka po fle në prokurori"/ Gazment Bardhi: Dumani ka
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën që kreu i SPAK Altin Dumani bëri para KLP-së. Bardhi nga foltorja theksoi se Dumani provoi denoncimin që ai ka bërë në lidhje me policinë e shtetit. Gjatë raportimit të Dumanit në KLP, theksoi se SPAK e ka të pamundur bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, për shkak se ka eksponentë nga Policia të përfshirë në krimin e organizuar.  

Më pas Bardhi i është rikthyer në Kuvend çështjes së laboratorit të kokainës, ku ka përfshirë në akuza dhe vëllain e kryeministrit, Olsi Rama. Bardhi tha se dosja për Xibrakën fle prej disa vitesh në prokurori.

"Dumani ka provuar se policia është e lidhur me krimin e organizuar. Olsi Rama ishte 45 vjeç atëherë, i datëlindjes 1969. Dosja për laboratorin e Xibrakës fle prej disa vitesh në Prokurori. Makina është me targa AA653DM. E thotë TIMS-i që makinën me këtë targë e ka përdorur Olsi Rama. Provohet ekzaktësisht se Olsi Rama gjatë kohës që ngrihej laboratori i Xibrakës ka përdorur këtë automjet. Do të doja të vinte këtu dhe të thoshte ke bërë hamendësim. Të njëjtin automjet në këtë periudhë e kanë përdorur 3 anëtarë të tjerë të organizatës kriminale. Këtë e thonë dokumentet shtetërore për Ermal Hoxhën, Gentjan Gjonajn dhe Genci Xhixhën. Janë të dhënat e TIMS. Nuk e thotë Gazment Bardhi. Pse nuk thuhet kush është personi i paidentifikuar i moshës 45 vjeç? Pse forcat operacionale nuk kanë publikuar foton? Gjej rastin nga kjo foltore t’i bëj thirrje SPAK-ut, kreut të SPAK, zotit Dumani që të hetojë deri në fund këtë çështje dhe të vendosë para drejtësisë çdo anëtar të kësaj organizate kriminale që në vitin 2014 në mes të një vendi anëtar të NATO-s guxoi të ngrejë laborator kokaine. Të vihen përgjegjësisë ata që varrosën dosjen. Shqipërisë i është vendosur njolla e narkoshtetit,” tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 4 prill 2024

Sondazh

Poll