Politike

Zhupa ironizon arrestimin e drejtorëve të bashkisë Tiranë: Propagandën e bëni me projektet 4D, vjedhjet me 5D

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se ligji për investimet është bërë enkas për oligarkët.

4 Prill 2024, 12:04 Nga r.ll
Zhupa ironizon arrestimin e drejtorëve të bashkisë Tiranë:
ina zhupa

TIRANË- Gjatë interpelancës së zhvilluar me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron, deputetja e PD-së, Ina Zhupa ironizoi arrestimin e tre drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Zhupa tha se kjo maxhorancë bën propagandë me projektet 4D, ndërsa shtoi se vjedhjet i bëjnë me 5 D. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se ligji për investimet është bërë enkas për oligarkët.

“Ju i keni projektet propagandë 4D dhe vjedhjet 5D. Uroj që për zonat e mbrojtura uroj që mos të keni përgatitur një vjedhje 5 M, me 5 ministra që kanë përgatitur zonat e mbrojtura. Nuk përbën ndonjë diferencë. I keni rrudhur zonat e mbrojtura, keni bërë vetëm propagandë. Na thoni se çfarë e mirë i sjell vendit kur shkatërron zonat e mbrojtura. T’i japësh falas tokën publike, zonën e mbrojtura, për ta shkatërruar, këtë se mbrojte dot zonja ministre. S’keni lidhje me realitetin. Ligjin se keni bërë as për Andin, as për Pandin, por për oligarkët.”, tha Zhupa.

ina zhupa seance plenare 4 prill 2024

Sondazh

Poll