Politike

Ligji për Zonat e Mbrojtura/ Kumbaro: BB fond 75 mln dollarë për trajtimin e ujërave në Vjosë!

Kumbaro midis të tjerash vlerësoi edhe ligjin për moratoriumin e gjuetisë, ku tha se ka kthyer lejlekët në Gjirokastër.

4 Prill 2024, 12:15 Nga r.ll
Ligji për Zonat e Mbrojtura/ Kumbaro: BB fond 75 mln dollarë për
mirela kumbaro

TIRANË- Në interpelancën me deputeten demokrate Ina Zhupa për ligjin e zonave të mbrojtura, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, përmendi si shembull shpalljen  e Vjosës së Park Kombëtar dhe veçoi një projekt prej 75 milionë dollarësh për trajtimin e ujërave të ndotura që derdhen në këtë lumë.

“75 milionë dollarë është marrëveshja me Bankën Botërore për trajtimin e ujërave të zeza që derdhen në Vjosë. E kemi shpallur mjedisin prioritet kombëtar, 480 km të Vjosës plus tre degët e lumenjve janë 12 mijë hektarë zonë e mbrojtur. Përmes vendimmarrjes racionale dhe një bashkëpunimi shembullor me shoqërinë civile dhe partnerë ndërkombëtar, duke krijuar një model dinjitoz se si mund ta kthejmë biodiversitetin në një kartë vizite për Shqipërinë”, tha ajo.

Kumbaro midis të tjerash vlerësoi edhe ligjin për moratoriumin e gjuetisë, ku tha se ka kthyer lejlekët në Gjirokastër.

“Është kjo mazhorancë që ka vendosur moratoriumin e gjuetisë duke kthyer gjallesat në shtëpinë e tyre. Lejlekët na u kthyen edhe këtë vit në Gjirokastër dhe ky është një lajm i mirë”, tha ajo midis të tjerash.

Sa i takon ligjit, Kumbaro sqaroi se është në përputhje me standardet ndërkombëtare të Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës (IUCN) ku Shqipëria u anëtarësua për herë të parë në vitin 2024.

“Ligji i amenduar është në përputhje me standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit siç janë ato të IUCN dhe direktivave Europiane përkatëse, dhe mbi të gjitha me frymën e kohës, për të arritur ekuilibrin e nevojshëm mes mbrojtjes së natyrës, biodiversitetit”.

Në fund të fjalës, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kishte një mesazh për opozitën.

“Juve s’kemi ç’tju bëjmë, kur s’jeni të bindur e s’e dini as ju pse s’jeni, madje edhe kur doni të bindeni nuk dini as se kujt duhet t’i bindeni. Nga unë keni thjesht mirëkuptim për hallin… po nuk jua zgjidhim dot ne. Sa ta zgjidhni ju mes vedi, ne do vazhdojme të punojmë fort, të ecim shpejt, dhe vizionin e Shqipërisë Turistike, Shqipërise së gjelbër, dhe Shqipërisë kampione të Ballkanit të vitit 2030, nuk e lëshojmë! Neve na qoftë rruga e mbarë për të mirën e popullit shqiptar dhe juve u vaftë mbarë sa të gjeni kush do beje çfarë për të mirën e demokracisë shqiptare!”, përfundoi fjalën e saj Kumbaro në interpelancën e thirrur për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll