Politike

Dumani: S’bashkëpunojmë dot me policinë për krimin e organizuar, ka efektivë të përfshirë në të

Dumani gjatë analizës vjetore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, tha se vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara të mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara.

4 Prill 2024, 12:02 Nga I.A

Dumani: S’bashkëpunojmë dot me policinë për krimin e

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme nuk bashkëpunon me Policinë e Shtetit për krimin e organizuar, për shkak se ka efektivë të përfshirë në krime. Duke folur para KLP-së, Dumani theksoi se mungesa e bashkëpunimit në këtë fushë vjen për shkak të rezultojnë policë të përfshirë në nivele të larta.

“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”, tha Dumani.

Dumani gjatë analizës vjetore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, tha se vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara të mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara.

Sipas Dumanit, gjatë vitit të shkuar, janë regjistruar 221 procedime penale për korrupsion. Sipas tij, 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës.

“Gjatë vitit 2023, janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore. Ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike me jashtë shtetit, kryesisht me Italinë, Franca, vendet nordike si dhe me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kosova”, tha ai.

altin dumani

Sondazh

Poll