Politike

Zbardhet emri i të ekstraduarit/ Balla: Nesër vjen në Rinas nga Korea e Jugut një i dënuar për 3 vrasje në 97-ën

Balla e dha lajmin gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit. 

4 Prill 2024, 12:57 Nga r.ll
Zbardhet emri i të ekstraduarit/ Balla: Nesër vjen në Rinas nga
taulant balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se ditën e nesërme do të riatdhesohet nga Koreja e Jugut një person i dënuar për 3 vrasje në vitin 1997. Balla e dha lajmin gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit. 

“Nesër mbërrin në Rinas për person i dënuar përjetë me 3 vrasje, i fshehur drejtësisë prej 1997 në Korenë e Jugut. koha e pandëshkueshmërisë nuk është se mbaron brenda një nate, nuk mbaron as brenda një mandati ministri, por ky është një proces i cili duhet t’i lërë mënjanë debatet politike.”, tha ai.

Personi që përmendi Balla është 50-vjeçari shqiptar  Ervin Shahini i cili u arrestua në janar në Koren e Jugut. Shahini është i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje dhe vrasje. Shahini u vu në pranga në Republikën e Koresë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen.

50-vjeçari në kohë të ndryshme të vitit 1995 ka vrarë dhe plagosur disa taksistë. Pasi arrinte në destinacionet e kërkuara ai i godiste drejtuesit e automjeteve me thikë dhe iu merrte automjetet për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997 ai u arratis dhe u largua në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë. 

ervin shahini taulant balla seance plenare 4 prill 2024

Sondazh

Poll