Bota

75-vjetori i aleancës, ministrat e NATO-s në Bruksel, u bashkohet Kuleba: Lufta e Ukrainës për liri është lufta juaj 

Ditën e sotme shënohet 75-vjetori i aleancës dhe ministrat pritet të zhvillojnë gjithashtu bisedime me kryediplomatin të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

4 Prill 2024, 10:04 Nga M.B
75-vjetori i aleancës, ministrat e NATO-s në Bruksel, u bashkohet
Dmytro Kuleba dhe Jens Stoltemberg

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm nga 32 anëtarët e NATO-s po mblidhen për të dytën ditë sot në Bruksel. Ditën e sotme shënohet 75-vjetori i aleancës dhe ministrat pritet të zhvillojnë gjithashtu bisedime me kryediplomatin të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ai do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut dhe BE-së.

“Lufta e Ukrainës për liri është lufta e NATO-s për një të ardhme më të fortë. Dhe sot, Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë”, tha misioni i Ukrainës në NATO ndërsa aleanca shënon sot 75 vjetorin e saj.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll