Bota

"Shpresoj mos të turbullojë marrëdhëniet Zvicër-BE"/ Eurodeputeti gjerman: Miroslav Lajçak ishte fatkeqësi për dialogun

Lajçak raportohet se do të jetë Ambasador i BE-së në Zvicër. Ai ka qenë emisar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nga viti 2020.

4 Prill 2024, 09:31 Nga r.ll
"Shpresoj mos të turbullojë marrëdhëniet
reinhard butikofer

TIRANË- Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka shprehur kritika dhe mospëlqim për të Dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Lajçak ka qenë një fatkeqësi e pazbutur në punën e tij të mëparshme”, ka thënë Butikofer, duke folur për raportimet se diplomati sllovak do të marrë pozitë të re pas zgjedhjeve evropiane

“Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”.

Lajçak raportohet se do të jetë Ambasador i BE-së në Zvicër. Ai ka qenë emisar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nga viti 2020. Butikofer është politikan gjerman i cili ka shërbyer në PE nga viti 2009. Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër Evropiane.

reinhard butikofer miroslav lajçak

Sondazh

Poll