Bota

"Sulm mbi ekonominë", droni ukrainas godet njërën prej rafinerive më të mëdha ruse

Pamjet amatore shfaqin dronin UJ-22 duke iu afruar rafinerisë Nizhnyokamsk, që gjendet në rajonin e Tatarstanit.

4 Prill 2024, 09:01 Nga M.B
"Sulm mbi ekonominë", droni ukrainas godet njërën prej
Foto nga vendi i ngjarjes

RUSIA- Ukrainasit kanë sulmuar me dronë njërën nga rafineritë më të mëdha ruse duke vijuar kështu sulmet mbi 'ekonominë' e këtij vendi. Pamjet amatore shfaqin dronin UJ-22 duke iu afruar rafinerisë Nizhnyokamsk, që gjendet në rajonin e Tatarstanit. Sulmi është kryer të njëjtën ditë kur dronët me rreze të gjatë veprimi goditën një fabrikë që gjithashtu gjendet në Tatarstan, ku prodhohen dronët kamikaz Shahed për ushtrinë ruse.

Me këto sulme mbi rafineritë e naftës, kanë për qëllim dobësimin e ekonomisë ruse. Sulmet me dronë mbi rafineritë ruse kanë filluar të bëhen të zakonshme, me ukrainasit që janë zotuar se nuk do të ndalen derisa Vladimir Putini të tërheq ushtrinë e tij nga territori i Ukrainës.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll