Bota

Qeveria e re konservatore e Portugalisë rivendos simbolet shtetërore në logo

Simbolet përfshijnë sferën armillare, e cila është një pajisje e hershme astronomike e përdorur nga detarët.

3 Prill 2024, 21:53 Nga E. D
Qeveria e re konservatore e Portugalisë rivendos simbolet shtetërore
foto ilustruese

PORTUGALI- Qeveria e re konservatore e Portugalisë, në dekretin e saj të parë, rivendosi të mërkurën simbolet heraldike që i përkasin epokës së eksplorimit në emblemën zyrtare shtetërore që paraardhësi i saj kishte hequr dorë për një logo më gjithëpërfshirëse dhe laike

Simbolet përfshijnë sferën armillare, e cila është një pajisje e hershme astronomike e përdorur nga detarët. Të gjitha ato shfaqen në flamurin portugez në një sfond kuq dhe jeshil, dhe ministri i kabinetit Antonio Leitao Amaro tha në një konferencë shtypi se simbolet ishin thelbësore për identitetin tonë, historinë dhe kulturën tonë.

Vetëm vitin e kaluar, qeveria socialiste kishte prezantuar një emblemë të thjeshtuar me një rreth të verdhë të vendosur midis një drejtkëndëshi jeshil dhe të kuq, duke përmendur kontekstin modern të përfshirjes dhe dendësinë vizuale të dizajnit origjinal, i cili rrezikonte interpretimin dhe printimet e tij dixhitale.

Sondazh

Poll