Aktualitet

“Aman një puthje se vdiqa”, lirohet pedagogu Denis Himçi, kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të provimeve

20 Nëntor 2019, 16:13 Nga DOSJA
“Aman një puthje se vdiqa”, lirohet pedagogu Denis

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka liruar pedagogun Denis Himçi, i cili u akuzua se i kërkoi favore seksuale studentes së tij.

Ai u filmua në një kamera të fshehtë duke tentuar ta puthte atë dhe në këmbim do e kalonte atë në të gjitha provimet ku ishte mbetëse duke ndërhyrë kështu edhe tek kolegët e tij.

Çështja ndaj Himçit është pushuar ditën e sotme. Sipas prokurorisë, ai nuk ka kryer akte seksuale ndaj studentes së tij dhe kjo ka bërë që të lërë qelinë, ku qëndronte prej 2 muajsh.

Në videon e publikuar, pedagogu tregohej këmbëngulës ndaj studentes së tij duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve edhe dhurata gjithashtu.

Pedagogu Denis Himçi u përjashtua edhe nga detyra e tij si pjesë e trupës pedagogjike në Elbasan. Himci në videot e publikuara nga emisioni investigativ “Stop” shihet teksa bisedonte me studentes e tij dhe u kërkonte favore seksuale. Ai kërkonte që studentja ta puthte, nëse donte që të merrte provimin.

Ai mund të favorizonte studenten jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

Deklarata e Ballës për shkarkimin e Metës, paralajmëron presidenca: Larg duart nga Gjykata Kushtetuese.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denis himci lirohet pedagogu denis himçi skandali ne universitetin e elbasanit denis himci lirohet pedagogu denis himçi skandali ne universitetin e elbasanit

Sondazh

Poll