Aktualitet

Suel Çela i pafajshëm, Partia Demokratike: Shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës, shqiptarët sot e morën mesazhin

20 Nëntor 2019, 15:38 Nga DOSJA
Suel Çela i pafajshëm, Partia Demokratike: Shërbëtor i

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm Suel Çelën, i cili akuzohej për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë në hyrje të tregut në Elbasan.

Në një deklaratë zyrtare, PD-ja e quan Çelën shërbëtor të pushtetit të Edi Ramës.

 Ndër të tjera në deklartaë thuhet se ky vendim ka provuar në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin. Sipas Partisë Demokratike mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës,  provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!

Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.

Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.

Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët.

Çela u la sot i lire nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi e shpalli atë të pafajshëm për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë në hyrje të tregut në Elbasan. Sipas gjykatës në Audin që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi, i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundershtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Po ashtu gjykata dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet suel çela partia demokratike lirohet suel çela partia demokratike

Sondazh

Poll