Aktualitet

Përplasja e makinës së policisë nga “Audi” i blinduar, shpallet i pafajshëm Suel Çela

20 Nëntor 2019, 13:24 Nga DOSJA
Përplasja e makinës së policisë nga “Audi” i

ELBASAN– Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm Suel Çelën për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë në hyrje të tregut në Elbasan.

Sipas gjykatës në Audin që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi, i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundershtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Po ashtu gjykata dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sipas gjykatës nuk ka prova që Suel Cela ka qene ne makinen Audi kur u përplas me makinën e policise, madje edhe punonjësit e policisë qe kanë dëshmuar para gjykatës kanë thënë se në Audi ishte vetem një person, e ndërsa një prej policëve përjashtoi mundësinë që të ishte Suel Cela.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur në 18 shtator 2017 në orët e pasdites në lagjen “Syrja Dylgjeri” të Elbasanit, para tregut agro-ushqimor. Efektivët e Policisë së bashku me ish-zëvendës drejtorin Gjergji Oshafi kishin ndaluar mjetin tip “Range Rover”, në të cilin po udhëtonin Klement Xhaferri dhe Ledio Zabeli.

Efektivët kishin parë një radio të dyshimtë në automjet dhe ndaluan dy personat e dyshuar, të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë. Mjeti ishte nën pronësi të biznesmenit Petrit Çela. Në momentin që do të bëhej shoqërimi i dy personave, në vendngjarje ka ardhur një automjet tip “Audi” i blinduar, që dyshohet se drejtohej nga Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela.

Mjeti ka kaluar pranë mjetit të ishzëvendës drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi dhe e ka përplasur këtë të fundit, duke u larguar drejt tregut agroushqimor.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enea bekteshi klement xhaferri krimet e renda lirohet suel çela ngjarja te tregu ushqimor në elbasan perplassja e policise ne elbasan enea bekteshi klement xhaferri krimet e renda lirohet suel çela ngjarja te tregu ushqimor në elbasan perplassja e policise ne elbasan

Sondazh

Poll