Aktualitet

Aksident në Durrës, automjeti përplas për vdekje një këmbësore, ndërron jetë rrugës për spital

20 Nëntor 2019, 12:10 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, automjeti përplas për vdekje një

DURRËS– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, kur këmbësorja SH.V., tentoi të kalonte rrugën por u përplas për vdekje nga një mjet tip ”Ford”. E aksidentuara ka ndërruar jetë në ambulancë teksa po transportohej në spital.

Policia ka ndaluar dhe ka shoqëruar në Komisariat shoferin e makinës, 24-vjeçarin me iniciale H.K. Ndërsa në vendngjarja ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll