Aktualitet

Atentati ndaj Florenc Çapjas në Elbasan, dënohet me 10 burg Shkëlzen Hasanpapaj

20 Nëntor 2019, 11:51 Nga DOSJA
Atentati ndaj Florenc Çapjas në Elbasan, dënohet me 10 burg

Tiranë- Për atentatin ndaj fisit Çapaj në Elbasan në 2016, gjykata e Elbasanit ka dënuar me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj. Ky i fundit është shpallur fajtor për atentatin ndaj ndaj Florenc Capjas dhe Bledar Muçës. Ai është dënuar me 10 vite burg për armë pa leje dhe tentativë vrasje.

Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua në Holandë nga ku edhe u ekstradua për në Shqipëri. Ai nuk e pranon akuzën e prokurorisë së Elbasanit, por organi i akuzës pretendon se është një analizë “ADN-je” që ka provuar se në vendngjarje ka qenë Hasanpapaj, atentatori.

Atentati më 2016

Ngjarja e 6 qershorit 2016, për të cilën akuzohet Hasanpapaj erdhi pas një tjetër atentati ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. I veshur me një uniformë ushtrie dhe me një çantë kamuflazhi, Hasanpapaj akuzohet se ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit ku udhëtonin dy të “fortët” e Elbasanit. Xhami i blinduar i mjetit ishte vendimtar në këtë atentat duke iu shpëtuar jetën të dyve. Të vetmit të plagosur ishte Bledar Muça dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila po kalonte rastësisht në rrugë.

Florenc Çapja tashmë ndodhet në burg, ku është arrestuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, ish-efektivit të policisë rrugore në Elbasan. Më 20 shtator 2019, Çapja do të dalë para gjykatës pasi ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj florenc capjas bledar muca shkelzen hasanpapaj atentati ndaj florenc capjas bledar muca shkelzen hasanpapaj

Sondazh

Poll