Aktualitet

“S’na kapni dot”, shqiptarët tallen me karabinierët teksa po arratiseshin, ja si e pësojnë

20 Nëntor 2019, 11:02 Nga DOSJA
“S’na kapni dot”, shqiptarët tallen me karabinierët

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi po tentonin të vidhnin dy apartamente mbrëmjen e së martës

Në zonën Via della Mondola shqiptarët përkatësisht 34 dhe 28 vjeç po përpiqeshin të vidhnin dy apartamente dhe në momentin që u vunë re nga policia u munduan të arratiseshin për në fshatin e tyre.

Sipas mediave italiane, për të arrestuarit nuk është hera e parë që denohen për vjedhje apo vepra penale të ndryshme.

Sikur të mos mjaftonte që dy shqiptarët po mundoheshin të arratiseshin, ata ndërkohë janë tallur duke thirrur në gjuhën italiane se kurrë nuk do të binin në dorën e policisë.

Por arratisja e tyre zgjati pak, pasi u bllokuan nga disa policë të Nova Levante, të veshur civilë.

Pas kapjes së tyre u vu re se shqiptarët ishin emra të njohur për policinë dhe tani janë transferuar në burgun e Bolzanos.

(M.P, A.M/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqipatre itali arrestohen dy shqipatre itali

Sondazh

Poll