Sport

Ish-futbollisti ‘los blancos’ për të dashurin e vajzës së tij: “Nëse nuk është me Real Madridin, nuk do të hyjë në shtëpi”

Vajza e ish-lojtarit të Real Madridit ka shpjeguar reagimin e babait të saj në Tik Tok

3 Prill 2024, 13:30 Nga DOSJA
Ish-futbollisti ‘los blancos’ për të dashurin e
Roberto Soldado dhe vajza e tij

SPANJE - Daniela Soldado është vajza e Roberto Soldado, ish-futbollistit të dalë nga akademia e të rinjve të Real Madridit dhe duket qartë, se koha e tij me bardhezinjtë, ka ndikuar thellë tek ai.

Këtë e konfirmoi vajza e tij, e cila publikoi një video në llogarinë e saj në TikTok në të cilën i njoftonte të atit, se kishte një të dashur. Përgjigja e Soldado ndaj atij rrëfimi është e pabesueshëm.

“Nëse nuk është me Real Madridin, nuk do të hyjë në shtëpi”,- ka qenë përgjigja e ish-lojtarit të Real Madrid, Osasuna, Getafe, Valencia, Tottenham, Villarreal, Fenerbahçe, Granada dhe Levante.

Kështu ka treguar vajza e tij në atë video. Një video, në të cilën vajza zbuloi gjithashtu se Soldado e pyeti "si quhet? Sa vjeç është? Ku jeton? A sillet mirë me ju? Sa vëllezër ka? Çfarë bëjnë prindërit e tij? A është ai një student i mirë? Sa kohë keni qenë?"

Sigurisht, Daniela Soldado ka rrëfyer, se “në fund e ka pranuar”, duke iu referuar babait të saj për të dashurin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll