Sport

Imazhet e Arda Güler që kanë revolucionarizuar rrjetet sociale…

Turku ka fituar masë muskulore, që kur mbërriti te Real Madrid

3 Prill 2024, 13:00 Nga DOSJA

Imazhet e Arda Güler që kanë revolucionarizuar rrjetet

SPANJE - Arda Güler ka treguar në rrjetet e tij sociale ndryshimin e pabesueshëm fizik që prej mbërritjes në Real Madrid.

I riu turk ka postuar disa foto, duke punuar në palestër, ku shihet në mënyrë perfekte se si ka shtuar shumë masë muskulore. Diçka që ka bërë revolucion në rrjetet sociale.

Në këto imazhe mund të shihni në mënyrë perfekte, se plani fizik që Real Madridi përdori me trukun po jep rezultate.

Drejtuesit teknikë të bardhezinjve vlerësojnë shumë aftësinë teknike të Arda Gülerit, por konsideruan se atij i mungonin muskujt për të konkurruar në të njëjtin nivel me rivalët e tij.

Pintus mori komandën e atij transformimi fizik të turkut. Trajneri fizik i Real Madridit iu fut punës në mënyrë që lojtari të forconte trupin e tij për të qenë në gjendje të konkurronte.

Por ndërkohë edhe për të shmangur rrezikun e dëmtimeve që u kthyen në një makth me ardhjen e tij në Real Madrid. Disa dëmtime që e vonuan shumë debutimin e tij te bardhezinjtë.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll