Sport

Ish-ylli i Manchester United: “Haaland po luan si një lojtarë i kategorisë së dytë…”

Norvegjezi nuk pati asnjë shans ndaj Arsenalit, ekipi i tij përfundoi në vendin e tretë dhe Roy Keane nuk i kurse kritikat e ashpra ndaj atij. Ish-ylli I Manchester United, i cili në vitin 2001 arriti të ndalte babain e ndërsa ai po luante për City,

3 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA
Ish-ylli i Manchester United: “Haaland po luan si një lojtarë i

ANGLI - Erling Haaland ishte një hije e dikurshme e tij në ndeshjen e Cityt kundër Arsenalit dhe tashmë ka filluar të diskutohet në Angli për performancën e lojtarit që sezonin e kaluar nuk ndaloi së shënuari dhe i çoi Citizens drejt fitores së tre trofeve në fund të sezonit! 

Norvegjezi nuk pati asnjë shans ndaj Arsenalit, ekipi i tij përfundoi në vendin e tretë dhe Roy Keane nuk i kurse kritikat e ashpra ndaj atij. Ish-ylli i Manchester United, i cili në vitin 2001 arriti të ndalte babain e ndërsa ai po luante për City, tha për SkySports:

“Nivelet e tij të përgjithshme të lojës janë shumë të dobëta, dhe jo vetëm sot. Jo vetëm sot në thelb dhe ai duhet ta përmirësojë këtë. Ai është pothuajse si një lojtar i Ligës së Dytë, kështu e shoh unë. Loja e tij në përgjithësi duhet të përmirësohet, dhe kjo do të ndodhë gjatë javëve, muajëve apo viteve të ardhshme. Ai ishte një sulmues i shkëlqyer, ai është fantastik, por ai duhet të përmirësojë lojën e tij, duhet ta bëjë këtë”. Haaland ka shënuar 18 gola këtë sezon në Premier League dhe ka prekur topin vetëm 23 herë në të gjithë ndeshjen kundër Arsenalit! 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll