Sport

Belgu Marc Brys, trajneri i ri i ‘Luanëve të Paepur’ të Kamerunit…

Tekniku belg Marc Brys (61 vjeç) është trajneri i ri i ‘Luanëve të Paepur’. Ai pason Rigobert Song në stolin e kombëtares së Kamerunit.

3 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

Belgu Marc Brys, trajneri i ri i ‘Luanëve të Paepur’

KAMERUN - ‘Luanët e Paepur’ të Kamerunit kanë emëruar Marc Brys si trajner. Në moshën 61-vjeçare, tekniku belg ka menaxhuar Louvain dhe madje edhe Saint-Trond.

Eksperiencën e pare ndërkombëtare do ta ketë në Afrikë në pankinën e ‘Luanëve të Paepur’. Ai do të ndihmohet ndër të tjera nga ish-sulmuesi François Omam Biyik, ikona e futbollit kamerunas.

Më 29 shkurt, Rigobert Song (137 ndeshje si lojtar) pa fundin e kontratës së tij, një muaj pas eliminimit të Kamerunit në çerekfinalet e CAN 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll