Sport

Ndryshimi i skemës së Champions, ndryshon edhe të ardhurat për klubet… ja sa do të fitojnë!

Kjo rritje e vlerësimeve solli edhe rritjen e buxhetit total të Champions Leagues, i cili u rrit nga dy miliardë euro në 2.5 miliardë euro.

3 Prill 2024, 10:00 Nga DOSJA
Ndryshimi i skemës së Champions, ndryshon edhe të ardhurat

ZVICER - Formati i ri i Ligës së Kampionëve fillon në vjeshtë, në të cilin do të marrin pjesë 36 klube në vend të 32 të mëparshmeve dhe ku çdo skuadër do të luajë tetë ndeshje në fazën e grupeve në vend të gjashtë ndeshjeve të mëparshme.

Gjithçka do të jetë ndryshe në Ligën e re të Kampionëve, përfshirë edhe shpërblimet financiare. Deri më tani janë shpërndarë 15.64 milionë euro për të qenë pjesë e kompeticionit më elitarë të klubeve në Europë, ndërkohë që nga ky edicion i ri, shifra e përfitimeve do të rritet në 18.62 milion euro .

Çdo fitore do të shpërblehet me 2.1 milionë euro në llogarinë e pjesëmarrësit, ndërsa një barazim do të shpërblehet 700.000 mijë euro. Kjo rritje e vlerësimeve solli edhe rritjen e buxhetit total të Champions Leagues, i cili u rrit nga dy miliardë euro në 2.5 miliardë euro. Formati i ri i Champions League na sjell dy grupe, ku në fazën tjetër do të luajnë tetë skuadrat më të mira.

Tetë të parët nga tabela do të kalojnë direkt në raundin e 16-të. Ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë raundin e dytë (një ndeshje në shtëpi dhe një jashtë) për të kaluar në 16-shen e parë.

Çiftet në atë fazë kualifikuese do të vendosen me short dhe skuadrat do të ndahen në dy grupe, kryesore (nga vendi i 9-të në 16-in në ligë) dhe jokryesore (nga vendi i 17-të në 24-in). Pas kësaj, fituesit do të luajnë kundër njërit nga tetë të renditurit më të mirë nga raundi i parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Prill 2024, 20:16

Xabi Alonso jep lajmin fantastik…

GJERMANI - Xabi Alonso dhe Bayer Leverkusen janë në një moment shumë të rëndësishëm, duke iu afruar gjithnjë e...