Bota

Kosova miraton marrëveshja kornizë ushtarake me Turqisë, pritet bashkëpunim mes dy vendeve në disa fusha

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se përmes kësaj marrëveshje do të ketë bashkëpunim në disa fusha.

2 Prill 2024, 22:22 Nga N.F
Kosova miraton marrëveshja kornizë ushtarake me Turqisë, pritet
Ushtria turke

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se përmes kësaj marrëveshje do të ketë bashkëpunim në disa fusha.


“Në emër të ministrisë së mbrojtjes paraqes për aprovimi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjen kornizë ushtarake ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe misione paqeruajtës dhe humanitare. Kërkoj të aprovohet ky projektligj dhe i njëjti ti dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe aprovim”, tha Maqedonci

kosova serbia ushtri

Sondazh

Poll