Politike

Kërkoi interpelancë me kryeministrin për Olsi Ramën, Kuvendi nuk e fut në rend dite kërkesën e Bardhit

Bardhi, pas akuzave dhe denoncimeve për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e drogës në Xibrakë, kishte kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. 

2 Prill 2024, 17:56 Nga r.ll
Kërkoi interpelancë me kryeministrin për Olsi Ramën, Kuvendi
kuvendi

TIRANË- Kuvendi nuk e ka futur në rend dite, kërkesën e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. 

Bardhi, pas akuzave dhe denoncimeve për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e drogës në Xibrakë, kishte kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje. 

REAGIMI:

Edi Rama, i shmanget përballjes në Parlament me Kryetarin e Grupit të PartiSë Demokratike, Gazment Bardhi.  Ne kundërshtim me kushtetutën, Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesën për interpelancë urgjente, mbi faktet e publikuara për perfshirjen Olsi Ramës, e vëllait të Kryeministrit, në trafikun e drogës në Xibrakë. Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, duke adresuar 3 çështje:

1-      A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2-      A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3-      Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

gazment bardhi edi rama olsi rama kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll