Politike

15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Rama: Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e aleancës

Rama ka falenderuar edhe sekretarin amerikan Antony Blinken për urimin. 

2 Prill 2024, 16:49 Nga r.ll
15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Rama: Shqipëria ka
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në "X", Rama ka falenderuar edhe sekretarin amerikan Antony Blinken për urimin. 

Kryeministri thotë se Shqipëria ka kontribuarnë mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe se mbetemi të palëkundur në përkushtimin për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

“Faleminderit Sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin”, shkruan Rama në X.

edi rama nato shqiperia

Sondazh

Poll